|
|
comments (0)
|
VARRI I PUSHKINIT
Bisedë me përkthyesin André Markowicz
Nga vjen pasioni juaj për Pushkinin ?
Rusishtja është gjuha ime amtare, në kuptimin e mirëfill...
Read Full Post »|
|
comments (0)
|
nga Alphonse ALLAIS (1854-1905)
Sado thellë të gërmonte në kujtimet e veta, ai s’gjente kurrfarë fati në tërë atë jetë të qelbur. Me një fjalë, zar taipi ! E megjithatë, gjë e çuditshme kjo, nga kjo seri vazhdimisht e zezë pafatësie, në shpirtin e tij s...
Read Full Post »|
|
comments (2)
|
Sinqerisht, sa lexues francezë të Dostojevskit i njohin emrat e Elie Halpérine-Kaminski, Charles Morice, Henri Mongault, M. Laval, L. Désormonts, J-W. Bienstock, Marc Sémenoff, Boris de Schloezer, Pierre Pascal, Vladimir Pozner, Gustave Aucouturier, Dominique Arban, D . Ergaz, Lily Denis, Jacques Catteau, Dominique Delvallée, Sylvie Luneau, André Markowicz ? Një grusht, jo më shumë. Ndonëse duhe...
Read Full Post »|
|
comments (0)
|
"Na ishte njëherë, në njëfarë vendi, një djalë i ri tetëmbëdhjetë vjeç dhe një vajzë e re gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Ai nuk ishte dhe aq i bukur, as ajo. Ishin thjesht dy të rinj të vetmuar siç ka plot të tillë. Por secili prej tyre ishte i bindur se diku ekzistonte një djalë i ri për vajzën dhe një vajz...
Read Full Post »|
|
comments (0)
|
Muajin që vjen, shtëpia botuese amerikane NewSouthBooks do të ribotojë dy romanet më të njohur të Mark Twain. Një ribotim i shpërfytyruar sepse botuesi ka vënë si kusht që të hiqen dy fjalë : nigger dhe injun. Fjala e parë shfaqet 219 herë, dhe do të zëvendësohet me slave (skllav) dhe injun me Indian (Indian). P...
Read Full Post »|
|
comments (0)
|
Ditë e bardhë,
ditë pa fjalë,
mbi letër heshtje e dorës.
Dimri stërkeqet.
Read Full Post »|
|
comments (0)
|
« … Dhe hëna që mërzitej atje lart mbi re
Hodhi në dhomë një vështrim të trishtë.
Tavolina e shtruar për gjashtë vetë,
Një vend është bosh.
Read Full Post »
|
|
comments (6)
|
I
Ditën e njëmbëdhjetë pranverave, djali i vogël Urodonal Carrier pa befas ekzistencën e Zotit : në fakt, Hyjnia i zbuloi papritur gjendjen e tij prej mendimtari dhe po të kemi parasysh se deri në atë pikë, ai ishte shquar si idiot në gjithçka, e kemi të...
Read Full Post »|
|
comments (0)
|
Siç është traditë tashmë, më 7 dhjetor, në orën 17.30 me orën e Stockholmit, mbahet fjalimi i shkrimtarit nobelist. Këtë vit, radhën e kishte shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa. Fjalimi zgjat në përgjithësi rreth 45-50 minuta dhe është i ndërtuar sipas dëshirës sovrane të shkrimtarit. Sepse jo gjithkund mund të flasim për ç’të duam, p...
Read Full Post »|
|
comments (3)
|
Pa dashur të hyj në diskutime të gjata mbi veprën e Houellebecq, dhe mbi marrëdhënien time si përkthyes me të dhe me veprën e tij, do të postoj këtu një copëz të shkurtër nga romani i fundit i tij "La carte et le territoire" (Harta dhe territori). Nuk e kam idenë e fatit të këtij romani në shqip, as kur, as si dhe nga kush. Sidoqoftë, shpresoj të jetë ndonj...
Read Full Post »|
|
comments (0)
|
Për të parë më qartë, tani duhet të merremi me ca gjëra gjuhësore : ç’është koha e kryer e thjeshtë ? po ajo e kryer ?
KOHA E KRYER E THJESHTE (bëri) ose ndryshe e kryer e përcaktuar, është një kohë e cila përdoret kryesisht në shkrim si kohë R...
Read Full Post »|
|
comments (2)
|
Rrëfimi në kohën e kryer të thjeshtë (unë bëra) : romani "Dashamirëset" i Jonathan Littell dhe romani "Thërrmijat elementare" të Michel Houellebecq.
Romani i parë është një rrëfim nga një ish-SS, Max Aue, i cili del të jetë drejtor i nj...
Read Full Post »|
|
comments (3)
|
Termi është i fortë, synimi jo më pak. Nëse kam vendosur ta quaj kështu, kancer të letrave shqipe, kjo është për arsyen e thjeshtë se problemi i përshkruar nën këtë fjalë ka të gjitha simptomat e një kanceri klinik : metastaza që vërshojnë gjithandej, mbytje të gjithçkaje të shëndoshë, vdekje e trupit. Kam folur dhe herë të tje...
Read Full Post »|
|
comments (2)
|
Era e dyshimit ose kriza e personazheve
Romani i Ri e ka thjeshtuar personazhin në shkallën zero : as emër, as familje, as të kaluar. Mjaft shpesh, personazhi në fjalë është i risjellë tek uni anonim, ose tek një inicial i parëndësishëm. Mungesa e trupit s...
Read Full Post »|
|
comments (0)
|
Le Nouveau Roman (Romani i Ri) është një rrymë letrare që iu përket viteve 1942-1970. Jashtë kësaj periudhe, nuk mund të flitet për roman të ri. Siç del dhe nga teksti më poshtë, romani i ri udhëhiqej nga ideja e kapërcimit të intrigës, përshkrimeve, madje dhe të vetë personazheve.
Pothuaj të gjithë autorët e kësaj ...
Read Full Post »