MERITA PAPARISTO
Lindur në Elbasan. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik – dega Financë. Ka botuar tashmë një përmbledhje me poezi "Kristal në Mjegull", Izabel, 2007, si dhe ka përkthyer të plotë vëllimin me tregime "Tregime të zgjedhura nga autorë të huaj", të botuar po nga kjo shtëpi, Izabel, 2007. Është gati për shtyp dhe një vëllim i ri me proza të shkurtra. Krijimet e saj në poezi, prozë, ese si dhe përkthimet e saj janë publikuar në internet dhe në gazeta e revista të ndryshme. Jeton në Toronto, Kanada.
Këtu më poshtë mund të gjeni POEZI, PROZE, PERKTHIME si dhe një ESE të shkurtër mbi tregimin e njohur "Morella" të shkrimtarit të madh amerikan, Edgar Allen Poe.
Për të lexuar më tepër nga kjo autore, mund ta bëni KETU.
INDRIT SINANAJ
Anëtare e rrethit letrar "Poetët e së mërkurës", ka botuar më 2007 vëllimin poetik "okul defteri", botim i E7E, Instituti i Kontakteve Kulturore. Rron në Tiranë.
Me dashamirësinë e saj, ju mund të lexoni KETU ca poezi nga vëllimi tashmë i botuar.
ARTAN GJYZEL HASANI
Lindur në Peshkopi, ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe Seneca College – Fakulteti i Arteve të Aplikuara në Toronto, Kanada. Ka punuar për disa vjet me rradhë si gazetar në Shqipëri. Jeton në Toronto, Kanada. Tashmë ka botuar :
"Striptizë në shpirtin tim" (poezi), Albin, 1996 ;
"Bushtra" (roman), Planet, 2001 ;
"Misioni Paranoik" (poezi), Triptik, 2006 ;
"Erotika" (poezi), Izabel, 2007 ;
"Stina e pestë" – dialog poetik me Aida Dizdarin, Izabel, 2007 ;
"Një shqiptar në oborrin e El Grekos" (roman), Izabel, 2008.
Këtu më poshtë do të gjeni pjesë nga krijimtaria e tij : POEZI, PROZE dhe PERKTHIME. Gjithashtu, për më gjatë, me autorin mund të njiheni dhe KETU.
MAJLINDA BASHLLARI
Një poete shqiptare e cila ka botuar tashmë vëllimin poetik "Një udhë për në shtëpi", Morava, 2007. Për kënaqësinë e lexuesve të kësaj faqe, Majlinda na ka ofruar katër POEZI të pabotuara më parë. Jeton në Toronto, Kanada.
Për një njohje më të mirë me poeten Bashllari, ju ftoj të shikoni dhe KETU.